Bundesliga, fiton Dortmund, ndalet Leverkusen

03/12/2016 00:00

Borussia Dortmund regjistroi një fitore të lehtë ndaj Borusia Mynchengladbach në ndeshjen e javës së 13 të Bundesligës.

Në “Signal Iduna Park”, skuadra e Tomas Tuchel arriti të fitojë ndaj Mynchengladbach me rezultatin e thellë 4-1. Skuadra mike shënoi e para me Rafael që në minutën e 6, por verdhezinjtë pas 1 minute barazuan me Aubameyang.

Më pas gjithçka ishte në duart e Borusia Dortmund që në minutën e 15 mori avantazhin me Pizzhek. Në pjesën e dytë, verdhezinjtë shënuan edhe 2 herë të tjerë me Dembele dhe Aubameyang për të fiksuar shifrat në 4-1.

Bajer Leverkusen nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Freiburgun në ndeshjen e zhvilluar në BayArena. Ishin miqtë nga Freibugu që kaluan në avantazh me Haberer, por Callhanollu barazoi shifrat për skuadrën e aspirinave që u detyrua të kënaqej me vetëm 1 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Hoffenheimi shkatërroi Këlnin 4-0, Werder fitoi me Ingolstadt 2-1, ndërsa Wolfsburgu humbi ndaj Hertës së Berlinit 2-3.

Top Channel