Chelsea thyen Manchester City, shkëputet në krye

03/12/2016 00:00

Antonio Conte fiton betejën me Pep Guardiolën. Chelsea iu imponua Manchester Cityt në “Emirates Stadium” teksa fitoi përballjen për kreun me rezultatin 1-3 duke forcuar pozitat në krye të klasifikimit të Premier League.

Skuadrat zhvilluan një lojë më ritëm shumë të lartë nga fillimi deri në fundin e takimit. Pjesa e parë e sfidës përfundoi 1-0 në favor të Manchester Cityt që iu fal autogolit të Gary Cahill.

Në pjesën e dytë, Manchester City iu afrua 2 herë golit të dytë me Agueron dhe De Bruyne, por Cahill dhe tramversa ndalën të dy futbollistët e Citizens. Atë që nuk bënë argjentinasi e belgu, e bënë futbollistët e Chelseat. Diego Costa shfrytëzoi në maksimum pasimin e Fabregas për të barazuar shifrat në 1-1. Pak minuta më vonë, Chelsea shënoi edhe golin e dytë me Willian pas një kundërsulmi vrasës, për të marrë kryesimin në 2-1. La gjurmën e tij në këtë ndeshje edhe Eden Hazard që shënoi golin e tretë për skuadrën londineze.

Në minutat shtesë të sfidës futbollistët e Manchester Cityt u panë të nervozuar dhe tensionet me ata të Chelseat nuk munguan, gjë që detyroi arbitrin e sfidës të ndëshkojë Agueron e Fernandinhon me karton të kuq.

Top Channel