Ndërron jetë analisti Andrea Stefani, vuante nga një sëmundje e rëndë

03/12/2016 00:00

Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare analisti i njohur i shtypit shqiptar Andrea Stefani.

Lajmin e kanë bërë të ditur për mediat të afërm të gazetarit. Stefani vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetë në një spital në Itali.

Ai do të mbahet mend për mprehtësinë e analizës, fortësinë e opinionit dhe argumentit, si dhe për mbrojtjen fanatike që i bënte lirisë.

Top Channel