Fier, e hedh bashkëshorti nga ballkoni, humb jetën 40-vjeçarja

03/12/2016 00:00

Një grua ka humbur jetën këtë të shtunë në qytetin e Fierit, pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së saj, në katin e katërt.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kryengritja” dhe dyshimet e para janë se gruaja është shtyrë nga bashkëshorti i saj.

Ky i fundit, sipas burimeve, është shoqëruar nga policia në komisariat, ndërsa viktima, e identifikuar si shtetasja Liljana Ruko, 40 vjeçe, ka ndërruar jetë në spital. Çifti sapo ishte kthyer nga Gjermania.

Top Channel