Parandalimi i ishemive, vjen në Shqipëri medikamenti i ri për kurimin

03/12/2016 00:00

Pacientët që bëjnë Ishemi cerebrale dhe që paraqiten tek mjeku që kur fillon mpirja e duarve e krahut, fytyrës apo simptoma të tjera mund t’u shpëtohet jeta, madje edhe paraliza falë një medikamenti të ri të kushtueshëm që ka vetëm një muaj që ka hyrë në Shqipëri dhe që ofrohet falas.

Në QSUT është ngritur shërbimi neurovaskular që merret me trajtimin e këtyre sëmundjeve që radhiten në vendin e parë për invaliditetin dhe vendin e tretë përsa i përket vdekshmërisë.

“Nëse i sëmuri paraqitet brenda 4 orëve të ndodhjes së ishemisë cerebrale jemi në gjendje të vendosim diagnozën shumë shpejt dhe të ofrojmë përdorimin e një medikamenti që e shkrin trombin dhe brenda 24 orëve shpëtojmë jetën dhe defiçitin neurologjik”, tha Prof Dr .Mira Rakacolli, shefe e shërbimit neurovaskular.

Mjekë neurologë nga trevat shqiptare janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar risitë në neuroshkencë.

“Dio të ketë një përmirësim në sjelljen ndaj pacientëve. Të gjithë protokollet dhe mjekimet shikohen tamam siç janë normat europiane”, tha Prof. Dr. Mentor Petrela, shef i shërbimit Neurokirugjisë.

Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi ngritjen e qendrave të rehabilitimit për pacientët e munguara deri më tani.
“Do të fillojmë punën për ngritjen e një rrjeti kombëtar me rreth 7 qendra rehabilitimi në mënyrë që dhe në rehabilitim të mund të përimrësojmë atë që i ofrojmë bashkëqytetarëve tanë. Ftoj sektorin privat të investojë, dhe me vite qeveria të mund të shlyejë investimin e tyre”, tha Beqaj.

Top Channel