Protestë ndaj mbetjeve, bashkë PD e ambientalistë

03/12/2016 00:00

Të rinjtë e qytetit të Elbasanit të mbështetur nga PD dhe ambientalistë protestuan  kundër ndertimit te impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane. Sipas protestuesve, Elbasanit po i rikthehet kombinati metalurgjik.

Ambientalisti Sazan Guri u shpreh në mbështetje të qytetarëve të Elbasanit deri në anulimin e ndërtimit të këtij inceneratori.

Ndërtimi i impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane në Elbasan mori rrugë me një vendim të këshillit bashkiak të dy viteve më parë të gjithë këshilltarët, perfshire edhe ata te djathe  votuan pro tij.

Protestuesit deklaruan se nuk do ta ndalin protestën deri në anulimin e vendimit për ndërtimin e inceneratorit në Elbasan dhe ndalimin  e ligjit për importin e mbetjeve.

Top Channel