Dita Ndërkombëtare e Aftësisë së Kufizuar, Klosi: Punësim i kësaj kategorie

03/12/2016 00:00

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka shpërndarë 200 karroca për personat me aftësi të kufizuar, në ditën Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar.

Ministri Blendi Klosi tha se përditë po punohet për të ofruar sa më shumë shërbiem për njerëzit me aftësi të veçantë. Klosi vuri theksin te zbatueshmëria më e mirë e legjislacionit, për punësimin e personave me aftësi të kufizuar.

“Në cdo kompani, 1 në 25 punonjës duhet të jetë nga kjo kategori. Gjithashtu po punohet për rritjen e aksesueshmërisë së cdo institucioni. Në të gjitha qëndrat e formimit profesional, po bëhet e mundur aksesueshmëria për personat me aftësi ndryshe, për të mundësuar marrjen prej tyre të një zanati që do tju mundësojë futjen më shpejt në tregun e punës”, është shprehur ministri Klosi.

Në kuadër të kësaj dite, u realizua për herë të parë në Shqipëri edhe loja GOLD BOLL, me nxënësit e Institutit të personave që nuk shikojnë. Në lojën e zhvilluar me një top të posaçëm me zile, për personat me problem shikimi, ku u bë pjesë edhe Ministri Klosi. “ Rritja e mundësisë edhe për zhvillimin e aktiviteve sportive për personat me aftësi ndryshe, është një aspekt për të cilën po punohet gjithashtu për t”ju mundësuar më shumë aktivitet fizik”, tha ai.

Top Channel