Bolt e Ayana, më të mirët e Atletikës

03/12/2016 00:00

Usain Bolt dhe Almaz Ayana janë shpallur atletët më të mirë për vitin 2016 nga Federata Ndërkombëtare e Atlertikës gjatë një ceremonie të zhvilluar në Monaco. Bolt, për të cilin kjo është hera e 6 që shpallet atleti i vitit, shkroi emrin në historinë e Lojërave Olimpike pasi në Rio fitoi 3 medalje të arta në 100,200 dhe stafetën 4×100 m, sukses të cilin arriti të për të tretën herë radhazi.

Bolt, 30 vjeçar do të garëjë në garën e 100 m edhe në Botërorin e Atletikës që do të zhvillohet në Londër në vitin 2017 ku ai do të kërkojë titullin e tij të 11 në karrierë, përpara se të tërghiqet përfundimisht nga garat

Ndërsa Ayana e mori vlerësimin si Atletja më e mirë për paraqitjen fantastike të bërë në garën e 10 mijë metrave për femra në Rio De Janeiro duke thyer edhe rekordin botëror të kësaj gare që qëndronte në fuqi prej 23 vitesh. Ayana bëhet etiopiania e tretë që fiton cmimin e Atletes më të mirë. Përpara saj e kanë shijuar këtë sukses Genzemb Dibaba dhe Meseret Dafar.

Belgia Thiam mori cmimin si Atletja më e talentuar për shkak të fitores së medaljes së artë në shtatëgarësh në Lojërat Olimopike të Rios, ndërsa trofeu për atletin më të talentuar i shkoi kanadezit De Grasse, fitues i medaljes së argjendtë në 200 m dhe asaj të bronztë në 100 m dhe stafetën 4×100 m.

Çmimi i presidentit të IAAF i shkoi kenianes Loroupe për lobimin e bërë në Federatën e Atletikës në mënyrë që të mundësohej pjesëmarrja në Lojërat Olimpike e një delegacioni të përbërë nga sportistë që përfaqësonin refugjatët në mbarë botën.

Top Channel