“El Clasico”, Reali për shkëputjen, Barca për kthesën

03/12/2016 00:00

Sa u takon madrilenëve, nisur edhe nga “El Clasico” e parë që Zidane drejtoi si trajner, më të rrezikshmit për katalanasit shikohen Ronaldo dhe Benzema.

Në atë ndeshje francezi shënoi me një gjysmërrofeshatë dhe pas tij ishte koha e portugezit që të shkëlqente.

Pasi kishte goditur traversën, asi portugez shfrytëzoi në maksimum një kros të hedhur në zonë nga Gareth Bale për t’u siguruar madrilenëve fitoren.

Ajo që duhet të shqetësojë akoma më shumë trajnerin Luis Enrique është edhe forma e shkëlqyer që po kalon Ronaldo. Portugezi kryeson listën e golashënuesve në La Liga me 10 gola dhe ka shënuar plot 8 të tillë në tetë ndeshjet e fundit.

Në kampin tjetër, lajmi i mirë është rikthimi i Andres Iniestas në mesfushë. Ai pritet që të hidhet në lojë që nga minuta e parë duke formuar dyshen e mesfushës me Rakitiç. Para mbrojtjes do të jetë i zakonshmi Busquets, ndërsa Sergi Roberto, Jordi Alba nga krahët kompletojnë katërshen e mbrojtjes me Pique e Mascherano në qendër.

Në sulm s’ka surpriza. Atje do të luajë “tridhëmbëshi” MSN.

Ajo që dihet është se në këtë përballje unikale asnjëra prej skuadrave nuk zbret në fushë për barazim. Reali këtë sezon hyn në Camp Nou me mision shkëputjen, ndërsa Barcelona për kthesën pas tre barazimeve radhazi dhe humbjen e hapit me kryesuesit.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel