Euroleague, Barcelona rikthehet tek fitorja

03/12/2016 00:00

Barcelona ritkthehet te fitotrja në Euroleague në basketboll për meshkuj. skuadra katalanase dominoi në Palau Blaugrana ndaj Panathinaikos me rezultatin 72-57. për Barcelonën vendimtare ishin perioda e dytë dhe e tretë, kur katalanasit siguruar diferencën e mjaftueshme për të arkivuar fitoren.

Bilanci i Barcelonës në sezonin e rregullt tashmë është 5 fitore dhe 5 humbje me spanjollët që e shohin veten në vendin e 10, që do të thotë se për momentin ata janë jashtë zonës Play Off.

Fitore shënoi edhe Olympiakos që mposhti Darusafakën në fushën e kësaj të fundit 77-71. Diferencat në parket mes dy skuadrave nuk ishin të mëdha, por në fund ajo që doli e fituar ishte pikërisht skuadra greke, për të cilën ata që spikatën ishin Printezis dhe Lojeski me nga 15 pikë secili. Për Daursafakëbn 21 pikët e Clyburn nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Në ndeshjet e tjera të Euroleague, Zalgiris Kaunas mundi Crvena Zvezdën 88-79, ndërsa Baskonia fitoi me Galatasarajin 69-62.

Top Channel