Vrasja e 19-vjeçarit, ndalohet kushëriri i autorit

03/12/2016 00:00

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 27-vjeçar në akuzën e pengimit të zbulimit të së vërtetës për vrasjen e Gazmen Sllamit.

Sipas burimeve zyrtare, Naim Hazizi, djali i xhaxhait i autorit të vrasjes, Altin Hazizit ka fshehur armën e krimit. Kjo e fundit u gjet në vendin e quajtur Guri i Kuq, në fshatin Guri i zi.

Gazmend Sllami, vetëm 19 vjeç u vra me armë zjarri nga shoku i tij, teksa kishin dalë për gjah. Altin Hazizi u arrestua një ditë më pas, teksa dyshohet se krimi është vrasje nga pakujdesia.

Top Channel