Në këtë foto vetëm njëri është krimineli, tjetri është i pafajshëm.

Policia e Washington County u detyrua që të dorëzohet përballë vullnetit të një papagalli për të mos braktisur e për të mbështetur moralisht të zotin e prangosur për posedim droge dhe grabitje.

Kur i arrestuari Craig Buckner doli para gjykatës, la zogun e tij besnik në një pemë jashtë gjykatës. Ai nuk priste që ndaj tij të merrej masa e sigurisë arrest me burg dhe kur iu komunikua kjo masë u revoltua. Më vonë policia do të kuptonte shkakun e kësaj revolte; ishte papagalli macau, që ndodhej në një pemë 10 metra larg tij.

“Ishte shumë i shqetësuar për zogun, që çuditërisht mban emrin Zogu”, deklaroi Bob Ray, një ndër oficerët e policisë që vendosi t’i heqë prangat dhe të marrë papagallin me vete.

Menjëherë pas kësaj, papagalli fluturoi në shpatullën e të zotit dhe qëndroi aty edhe kur gjatë shkrepjes së fotos formale në të tilla raste, ndërsa pas këtij momenti një mik i Craig mbërriti në stacionin policor dhe u zotua të kujdesej për Zogun derisa i zoti i tij të lërë qelinë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel