Madonna martohet për 150 mijë dollarë

03/12/2016 00:00

Martesa e tyre zgjati vetëm katër vite, por që të dy janë gati për një raund të dytë martesor…për çmimin e duhur.

Madonna dhe Sean Penn u bënë bashkë në Miami Art Basel mbrëmjen e së premtes. Këngëtarja 58-vjeçare dhe aktori u shfaqën në skenë dhe në një moment ky i fundit improvizoi lidhjen e pandarë mes tyre duke prangosur veten me ish-bashkëshorten e tij.

Copëza të shfaqjes së çiftit të ndarë ligjërisht u kapën nga Bethenny Frankel. Aktorja i postoi më pas në rrjetet sociale dhe thotë se në një moment, Madonna është shprehur e gatshme që të pranojë një tjetër unazë martese nga Sean Penn nëse ky i fundit pranon që të paguajë 150 mijë dollarë.

E meqë bëhej fjalë për një mbrëmje bamirësie, aktori 56-vjeçar e ka pranuar bastin dhe ka shprehur gatishmërinë që të paguajë këtë shifër. Tani koha do të provojë nëse gjithçka ka qenë në kuadër të shakasë, apo do të kemi një martesë të dytë për ta.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel