Bundesliga, Bayern mposht Mainz

02/12/2016 00:00

Bayern fitoi 3-1 në transfertën ndaj Mainz falë dygolëshit të Lewandowski dhe një tjetër të Robben. Skuadra e Ancelottit tashmë merr vendin e parë dhe pret ndeshjen e Leipzig.

Sfida filloi shumë keq për bavarezët që u gjenden ne disavantazh që në minutën e 4 kur Cordoba realizoi për 1-0.

Megjithatë, vetëm katër minuta më vonë kundërpërgjigjet Lewandowski që i shërbyer nga Robben barazon shifrat në 1-1.

Holandezi kujdeset që të çojë të tijtë në pushim me epërsinë e një goli kur përmbys gjithçka në minutën e 21 për 2-1.

Në përfundim të ndeshjes, polaku Lewandowski shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij për të vuolsur fitoren e dytë radhazi në kampionat.

Top Channel