Tiranë, mungojnë mjekët urologë, pacientët vizitohen tek kirurgët

02/12/2016 00:00

Pacientët që vuajnë nga Hipertrofia e prostatës janë të detyruar që të vizitohen tek një kirurg pasi mungon mjeku specialist, një urolog.

Qyteti i Tiranës ka rreth 850.000 banorë dhe sot që flasim në poliklinika të specialiteteve dhe deri në fund të muajit shtator ishte vetëm një mjek urolog.

Sipas doktor Ylli Zicishtin, ish-shef i Urgjencës Kirurgjikale në QSUT, janë 80% e burrave që vuajnë nga shqetësimet e prostatës dhe nëse mungesa e kurimit nga një mjek urolog mund të sjellë si pasojë mosdiagnostifikimin e kancerit në prostat dhe pacienti mund të humbasë edhe jetën.

Top Channel