Durrës, mjeti përplas për vdekje këmbësorin

02/12/2016 00:00

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Durrës, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Burime pranë policisë rrugore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i Shën Avlashit, ku këmbësori është përplasur nga një mjet tip “Volkswagen”, me targë “DR 5189 E”.

Sipas burimeve, viktima është ende i paidentifikuar, ndërkohë që drejtuesja e mjetit, një 23-vjeçare nga Durrësi, është dërguar në spitalin rajonal për shkak të tronditjes së fortë.

Top Channel