Thuaj një dëshirë, që të ta plotësojmë!

02/12/2016 00:00

Puna e fondacionit “Shpreh një dëshirë” është që të realizojë ëndrrat, edhe kur këto kanë të bëjnë me hedhje gjërash në erë.

Ky ishte një lajm shumë i mirë për 12-vjeçarin australian, Declan McLean-Pauley, i cili po rikuperohet nga leuçemia. Declani donte që ta niste udhëtimin e tij të shërimit me zhurmë dhe shpërthime, kështu që fondacioni “Shpreh një dëshirë” bashkëpunoi për këtë qëllim, me policinë federale australiane.

Si rezultat, djaloshi 12-vjeçar shpërtheu pajisje eksplozivi gjatë stërvitjeve të kontrolluara në Shtabin e Policisë, shkatërroi disa objektiva të sajuar dhe bëri xhiro me një motoskaf të forcave të rendit, mes shumë aktiviteteve të tjera.

Zyrtarë të policisë thanë se, shumë rrallë marrin kërkesa të ngjashme nga fondacioni, prandaj ishin shumë të gatshëm të plotësonin dëshirën e Declanit, madje t’ia bënin atë sa më speciale.

Udhëtimi mes shpërthimeve dhe shpejtësisë u shijua edhe nga famullja e Declanit, që e shoqëroi gjatë aventurës së tij të mrekullueshme. Prindërit e djaloshit thanë se, jo vetëm Declani, por edhe ata u argëtuan shumë, një ndryshim tejet i madh dhe vërtet i mirëpritur pas muajve të tërë vështirësish për shkak të sëmundjes së tij, që fatmirësisht po mposhtet.

Top Channel