Mustafa përuron urën lidhëse mes Zveçanit dhe Leposaviçit. Pengohet nga serbët

02/12/2016 00:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka qëndruar këtë të premte për vizitë në veri të vendit, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të urës që lidh Zveçanin me Leposaviçin, dy komunat veriore të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në pjesën veriore, Kryeministri Mustafa shoqërohej nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

Në ceremoni ishin të pranishëm komandanti i KFOR-it, Gjeneral-Major Giovanni Fungo, drejtues të lartë të KFOR-it, si dhe përfaqësues të banorëve të zonës.

Ura është ndërtuar nga NATO me një investim prej 400 mijë eurosh dhe lidh shumë vendbanime të dy komunave të vendit.

Megjithatë, nga sa raportohet nga “Indeksonline”, që sjell edhe foto të agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”, kryeministri Mustafa është dashur të gjejë një rrugë tjetër për të shkuar deri tek ura.

Kjo, për shkak se eskorta e tij, gjatë mesditës është bllokuar nga serbët që banonin në fshatin Rudarë, të cilët kishin vendosur një kamion mallrash në mes të rrugës.

Pasi gjetën një rrugë alternative, Mustafa arriti në përurimin e urës.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel