Pique luan “Clasicon” e 25-të

02/12/2016 00:00

Gerard Pique pritet të luajë “Clasicon” e tijt të 25 të shtunën. Ai ka dalë i fituar 13 herë, ka humbur 5 herë dhe ka barazuar në 6 raste.

Ai diskutoi me ndjekësit e tij në Facebook përpara ndeshjes dhe tha se është një arritje, por thotë se fitoja do ta kënaqte më shumë.

Duke folur për ndeshjen, Pique deklaroi se do të jetë shumë e vështirë, pasi Reali po kalon në një periudhë të mirë çka dëshmojnë edhe rezultatet, por premtoi se Barça do të japë maksimumin në fushë.

Top Channel