Flamurtari prezanton…autobusin e ri

02/12/2016 00:00

Lojtarët dhe stafi i Flamurtarit do të kenë një motiv ‘më komod’ për të marrë rezultate pozitive në fushën e blertë.

Skuadra vlonjate ka prezantuar autobusin e ri, që do të përdoret për të transportuar lojtarët në ndeshjet jashtë Vlorës.

Bëhet fjalë për një mjet me teknologjinë dhe komoditetin e fjalës së fundit, një investim që drejtuesit e klubit shpresojnë t’u kthehet me rezultate pozitive në fushën e lojës.

Flamurtari ndodhet në kuotën e 10 pikëve në tabelën e rënditjes, ndërkohë që të hënën do të luajë në Vlorë në një ndeshje të vështirë përballë Tiranës.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel