Në qershor me 90 ZAZ, KQZ shton një njësi

02/12/2016 00:00

Hartës së zonave të Administrimit të zgjedhjeve u shtohet një tjetër njësi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi ditën e premte projektvendimin në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të vitit të ardhshëm.

Sipas këtij vendimi, zonat e administrimit të materialit zgjedhor, ato që njihen ndryshe si ZAZ do të jenë 90 të tilla, nga 89 që kanë qenë në zgjedhjet e kaluara.

Në këto zona do të grumbullohen kutitë dhe procesverbalet e qendrave të votimit dhe do t’i nënshtrohen numërimit.

Vendimi u miratua me gjashtë vota të anëtarëve të KQZ-së.

Top Channel