Prokuroria e gjykata ‘nuk merren vesh’, dështon seanca ndaj Mark Frrokut

02/12/2016 00:00

Procesi gjyqësor ndaj ish-deputetit Mark Frroku ka ngecur tek fashikujt. Moskoordinimi midis fashikujve të provave që disponon gjykata dhe ato që deklaron Prokuroria ka bërë që ky proces prej tre seancash të dështojë në pritje të saktësimit nga ana e Prokurorisë.

Edhe në seancën e së premtes, Prokuroria deklaroi se nuk kishte mundur të realizonte koordinim e plotë për shkak të volumit të madh të dosjeve, duke këkuar shtyrjen e procesit.

Por kjo kërkesë ka ngjallur reagimin e të pandehurit Mark Frroku, i cili ka deklaruar se populizmi dhe spekullimi janë qëllimi i Prokurorisë, ndërsa avokatët e tij reaguan duke deklaruar se nuk është serioze që pas dhjetra seancash gjyqësore procesi të ngeci në këtë pikë nga ana e prokurorisë,e cila vetë i ka përgatitur fashikujt e dosjes dhe tani nuk arrin t’i koordinojë.

Dy seanca më parë u konstatua fakti që fashikujt që ka gjykata janë të emërtuar deri në 27, ndërsa sipas prokurorisë duhet të jenë 29. Pikërisht për të verifikuar këtë mosrakordim procesi ka tre seanca që është bllokuar. 

Top Channel