Elbasan, kapet i dënuari me burgim të përjetshëm

02/12/2016 00:00

Agjentë të policisë së Elbasanit kanë vënë në pranga në orët e fundit një 42-vejçar, të shpallur në kërkim nga drejtësia greke.

Burime policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Sajmir Hasalla, nga fshati Papërr, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Larisës me burgim të përjetshëm.

Sipas burimeve, Hasalla akuzohet nga shteti helen për trafik narkotikësh, drejtim të grupit të strukturuar kriminal dhe vepra të tjera penale.

Pas vënies në pranga nga blutë e Elbasanit, gjykata e rrethit ka vendosur ndaj 42-vjeçarit masën e sigurisë “arrest me burg” pas njohjes së vendimit të gjykatës greke.

Top Channel