Bilisht, vetëdigjet me benzinë 57-vjeçari

02/12/2016 00:00

Një 57-vjeçar është vetëdjegur me benzinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bilisht.

Sipas burimeve zyrtare, K. Ç, rreth 57 vjeç në shtëpinë e tij ka hedhur lëndë djegëse mbi veten. Në vendngjarje mbërriten menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca.

Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore por ndërroi jetë gjatë rrugës. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima kishte probleme mendore.

Top Channel