Pas Pearl Harbour, ky avion ka një mision të ri

02/12/2016 00:00

Ky avion i mbijetuar i leckosur dhe ende me stemën “U.S Navy” mori ëmblemën zog i vjetër para luftës. Gri nga mosha dhe vitet në shërbim, avioni veteran do të jetë prej 7 dhjetorit një nga mjetet antike të Luftës së Dytë Botërore, i lodhur dhe që ka nevojë për vëmendje.

Por me përvjetorin e 75-të të sulmit në 1941 këtë javë, dhe përkujtimet e planifikuara në Hawaii dhe në të gjithë vendin, ky i mbijetuar si shumë të asaj kohe, ka një histori.

Ai është një nga të paktët avionë origjinal amerikanë që ekziston që luftoi kundër armatës japoneze atë ditë. Në atë kohë i pikturuar ngjyrë argjend dhe portokalli, me bishtin ngjyrë jeshile ka qënë një luftëtar i paepur, shkruan Washington Post.

I dizenjuar si një avion i vogël, i quajtur “baby clipper”, ishte i paarmatosur dhe pjesë e një njësie të quajtur Utility Squadron One, që transportonte postën, marinarët dhe fotografët e marinës përreth ishujve të Hawaii. Shpejtësia e tij më e madhe ishte 100 milje për orë.

Me skenën e vdekjes mëngjesin e të dielës në Pearl Harbour, në 1941, avioni nr. 1063 u ngarkua të shihte ku ndodhej armiku. Si armatim, piloti 28-vjeçar, Ensign Wesley Hoyt Ruth dhe pesë anëtar të ekuipazhit përdorën pushkë të kohës së Luftës së Parë Botërore.

Detyra e tyre: Të raportonin vendndodhjen e 6 aeroplanmbajtëseve japoneze, dy anijeve luftarake dhe qindra avionëve të armikut që sulmuan. “Ai do të ishte një udhëtim vetëm vajtje”, kishte menduar Ruth në atë kohë. Por ja që nuk ishte.

Top Channel