Apelimi i Sep Blatter, CAS merr vendimin të hënën

02/12/2016 00:00

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter do të duhet të presë ditën e hënë për të mësuar nëse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të pranojë apelin e tij për përjashtimin 6-vjeçar nga aktivitetet. Është vetë CAS-i që e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet një komunikate për median.

Blatter u ndëshkua së bashku me Michel Platini për thyerjen e Kodit të Etikës me zviceranin që kishte derdhur në llogari të ish-kreut të UEFA-s 2 milionë franga zvicerane në vitin 2011 për një shërbim të Platinisë në favor të FIFA-s një dekadë më parë.
 
Blatter dhe Platini, të cilët i mohuan akuzat ndaj tyre, fillimisht u dënuan me 8 vjet pezullim, por ky dënim u ul në 6 vjet. Platini iu drejtua Gjykatës së Arbitrazhit sportiv, por CAS-i nuk e pranoi apelin e tij, duke vendosur vetëm reduktimin e dënimit të francezit në 4 vjet pezullim.

Top Channel