ATP përfundon shqyrtimin e 153 aplikimeve për pronat

02/12/2016 00:00

Agjencia e Trajtimit të Pronave përfundoi shqyrtimin e 153 aplikimeve për kompensim fizik dhe financiar.

Sipas ATP-së, deri tani janë shpërndarë 1 522 149 306 lekë në zbatim të skemës së ligjit të ri të pronave. Ndërkohë për herë të parë ka nisur edhe procesi i shpërndarjes së fondit të tokës në dispozicion të ATP-së.

Të dhënat bëjnë të ditur se ATP ka shpërndarë nga fondi fizik në dispozicion një sipërfaqe prej 58.5 hektarë tokë bujqësore. “Në 3 muaj u kompensua financiarisht 90% e truallit të kompensuar në 8 vite”, bën të ditur ATP.

Top Channel