Franca, në kalendarin e Formulës 1 për vitin 2018

02/12/2016 00:00

Në Francë kërkohet rikthimi i Botërorit të Formulës 1 pas 10 vitesh. Në vendin transalpin tashmë po përpilohet plani për këtë çështje dhe ideja është që gara të përfshihet në kalendarin e vitit 2018, në pistën “Paul Ricard”.

Propozimi duket se është bërë nga autoritetet e disa qyteteve franceze, që javën e ardhshme do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp në selinë e Klubit të Automobilizmit në Paris, që është shumë pranë asaj të FIA-s. Në këtë konferencë do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Federatës Franceze të Automobilizmit, Nicolas Deschaux dhe presidenti i rajonit të Provencës, Christian Estrosi, të cilët do të flasin për këtë plan, ndërkohë që mund të japin edhe detaje për këtë çështje.
 
Sipas medias franceze, mendohet që autoritetet do të firmosin me FOM dhe Ecclestone një kontratë për 5 vjet dhe gara mund të zhvillohet në muajin gusht. Herën e fundit që Franca ka mbajtur garën e Formulës 1 ka qenë në vitin 2006, në Magny Cours, ku në atë kohë ai që fitoi ishte Felipe Massa. Tani, vendin e kësaj piste mund ta zërë pikërisht Paul Ricard, një emër jo i panjohur për Formulën 1.

Top Channel