Të filmosh aksidentin tënd (VIDEO)

02/12/2016 00:00

Një djalë i ri ishte në Facebook Live teksa filmonte veten që ecte me 190 km/h (116 mph) në autostradë, kur u përplas me një kamion dhe barrierën e rrugës.

Onasi Olio-Rojas, 20 vjeç imitonte para kamerës dhe këndonte me muzikë të lartë teksa regjsitronte pamjet shokuese në telefonin e tij. Videoja tregon makinën që kalon sa në një korsi në tjetrën në mes të trafikut, vetëm disa sekonda para se të përplasjes me shpejtësi të madhe.

Kilometrazhi tregonte shpejtësinë 190 km/h para se të ndodhte ngjarja e rëndë dhe video të ndërpritet papritur.

Olio-Rojas u dërgua në spital në gjendje të rëndë, pasi humbi kontrollin e Honad Civic. Ai vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe policia e Rhode Island ku dndohi ngjarja vijon hetimet e aksidentit të së mërkurës. “Gjëja e parë që të vjen në mendje kur sheh videon thua, shyqyr që nuk pati të lënduar”, thotë një oficer policie.

Top Channel