Mumja 2100 vjeçare kineze ende në “formë”

02/12/2016 00:00

Ajo mund të jetë rreth 2,100 vjeçare, por ende ka lëkurë të butë, të gjitha flokët e qerpikët e saj dhe krahët e këmbët ende mund të përthyhen.

Dhe Zonja e Dai konsiderohet si mumja e ruajtur më e mirë që është zbuluar deri më tani.

Trupi i përket Xin Zhui, e cila ishte gruaja e Markezit të Dai, që jetoi gjatë dinastisë Han.

Kur ajo ka ndërruar jetë, më tepër se 2000 vite më parë, ka qenë mbi peshë dhe besohet se vuante nga presioni i madh i gjakut, diabeti dhe dëmtime të rënda në zemër.

Varri i saj është zbuluar brenda një kodre në Hunan të Kinës, kur disa punëtorë po përpiqeshin të gjenin një bunker të braktisur.

Top Channel