Tragjedia e Chapecoenses përmes karikaturave

01/12/2016 00:00

Tragjedia e Chapecoenses ka prekur të gjithë. Shumë skuadra futbolli kanë nderuar futbollistët brazilianë që humbën jetën duke mbajtur nga një minutë heshtje, ndërsa nuk kanë munguar edhe karikaturat.

Një karikaturë shihen futbollistët e Chapecoenses përballë njërës nga skuadrat që kanë pësuar të njëjtën tragjedi. Ndeshja luhet në parajsë nën sytë e legjendave Carlos Alberto e Johan Cruyff.

Në një tjetër karikaturë është vizatuar Zoti duke i vendosur aureolat sipër kokave të futbollistëve, në vend të medaljeve që duhet të merrnin në finalen e Kupës.

Në një tjetër shihet avioni i skuadrës që është nisur drejt parajsës, ndërsa në një tjetër, lule për të gjitha tragjeditë ajrore ku kanë pësuar futbollistët, përfshirë edhe United e Torino.

Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Chapecoenses drejt suksesit vihet në dukje në një tjetër karikaturë, por që dështon të marrë trofeun e Kupës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel