“Shqiptari më i urryer”, studentët australianë sfidojnë Martin Shkrelin

01/12/2016 00:00

Martin Shkreli, shqiptari që u kthye në simbolin e lakmisë pasi rriti çmimin e një ilaçi që shpëton jetë  “Daraprim” nga 13 dollarë në 750 dollarë, është sfiduar nga një grup studentësh australianë.

Ilaçi që shërben në trajtimin e sëmundjeve si malaria apo virusit HIV, ka në bazë të tij pirimethamine. Studentët australianë kanë prodhuar 3.7 gramë të këtij përbërësi për vetëm 20 dollarë. E njëjta sasi e tij në SHBA kushton 110 dollarë.

Grupi prej 17 studentësh thotë se nuk ishte edhe aq e vështirë, vetëm se puna kërkonte përkushtim dhe kohë. Profesori mbikëqyrës Dr. Malcolm Binns u shpreh i lumtur për rezultatin dhe maksimalisht i kënaqur nga studentët e tij.

Djemtë thanë se arsyeja kryesore përse e bënë eksperimentin që zgjati gati një vit, ishte për të nxjerë në pah koston fryrë të ilaçit në SHBA. Kostoja e tij e lartë bën që shumë pacientë të mos e blejnë dot, edhe pse u nevojitet.

“Daraprim” është krijuar në vitet 1950, ndërsa Shkreli thuajse një vit më parë mori ekskluzivitetin e tij. Vendimin për rritjen e kostos së tij, “njeriu më i urryer në botë” e justifikoi me faktin se ai është një ilaç shumë i specializuar. Shkreli u arrestua në dhjetor pas dyshimeve për mashtrim. Gjyqi i tij është caktuar për 26 qershor, 2017.

Top Channel