Tiranë, dënohet me 14 vite burg Artan Marku për vrasje
01/12/2016 00:00
Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 14 vite burgim Artan Markun, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Arben Kaninës.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në shkurt të këtij viti, në një nga ish-godinat i Institutit Bujqësor në Kamëz.
Autori dhe viktima jetonin në të njëjtën dhomë dhe dyshohet se krimi ka ndodhur pasi të dy ishin në gjendje të dehur.
I pandehuri Marku e pranoi autorësinë e krimit, duke deklaruar se e kishte qëlluar viktimën pasi mësoi se ai ngacmonte një vajzë të mitur. Duke pranuar fajësinë, ai përfitoi edhe gjykimin e shkurtuar ç’ka i uli atij 1/3 e masës së dënimit dhe nga 14 vite burgim, Marku do të vuajë 9 vite e 4 muaj.
Top Channel