Speci matrioshka në…Burrel – VIDEO

01/12/2016 00:00

Një qytetar nga Burreli ka dërguar në seksionin “Ti Raporton” në Top Channel një video mjaft interesante, të një speci ku brenda të cilit gjenden edhe katër spec të tjerë.

Speci të jep përshtypjen e kukullave ruse matrioshka, të cilat futen brenda njëra-tjetrës.

Personi që dërgoi videon shprehet se speci është rritur në kopshtin e tij dhe se nuk ka përdorur asnjë pesticid gjatë rritjes, vetëm pleh organik.
 

Top Channel