Policia merr në dorëzim derbin e kryeqytetit – FOTO

01/12/2016 00:00

Në prag të derbit të radhës mes Tiranës dhe Partizanit, forcat e policisë janë future në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, duke kryer kontrolle të imtësishme.

Drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj garantoi për Top Channel se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvatjen pa asnjë problem të këtij takimi  sa i përket sigurisë.

“Edhe për policinë e Tiranës është një derbi, në kuptimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes. Kemi ditë që e analizojmë këtë ndeshje për një mbarëvajtje sa më të mirë. 700 forca policore dhe 80 forca të ndërhyrjes së shpejtë janë angazhuar për këtë ndeshje. Mendojmë se sfida është e garantuar për sa i përket sigurisë”, tha Hodaj.

Për të ulur tensionet e takimit që do të nisë në orën 18:00, uniformat blu pritën në takime të veçanta edhe grupimet e tifozerisë bardheblu dhe asaj të kuqe. Por garantimi i sigurisë për një ndeshje të tillë ka dhe një kosto financiare për policinë, e cila shkon më shumë se 800 mijë lekë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel