Thaçi: Konsolidimi i sundimit të ligjit, prioritet

01/12/2016 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se, konsolidimi i sundimit të ligjit është një nga prioritetet kryesore të shtetit.

“Kjo luftë do të forcojë shtetin përbrenda, do të rrisë sigurinë dhe do të rikthejë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Thaçi në një postim në Facebook.

Ai ka nënvizuar se, kësaj beteje të përbashkët sot iu shtuan edhe 25 prokurorë të rinj. “Ata u betuan se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës, duke ushtruar këtë funksion me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri”, ka thënë Thaçi.

Kreu i shtetit ka shtuar se nga ana e tij ka kërkuar një angazhim dhe vendosmëri më të madhe kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, si parakushte të integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Top Channel