Itali, seri kontrollesh anti-drogë, sekuestrohet 1 ton kanabis

01/12/2016 00:00

Gjatë orëve të fundit, forcat e rendit në Itali kanë kryer katër operacione në zonën e San Foka e San Cataldo, në Pulia, në jug të vendit.

Në pranga kanë përfunduar 4 shtetas shqiptarë dhe një vendas të kapur me sasi të mëdha lëndësh narkotike.

Gjatë tre kontrolleve në zona të afërta janë ndaluar tre automjete të drejtuara nga shetas shqiptarë me në bord gati gjysmë kuintal marijuanë, një kallashnikov dhe municione.

Kontrollet janë zgjeruar deri në zonat fushore të Akajës, ku mes vegjetacionit u gjetën të fshehura rreth 500 kilogramë marijuanë.

Katër shtetasit shqiptarë të arrestuar rezultojnë banorë në veri të Italisë dhe së bashku me 47-vjeçarin nga Leçe, ndodhen tani të mbyllur në burg me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Top Channel