Si e feston ditëlindjen Chrissy Teigen

01/12/2016 00:00

Chrissy Teigen po feston ditëlindjen e saj të 31-të në Los Cabos në Meksikë. Koha është shumë e mirë që Chrissy të tregojë format e saj për ditëlindje, e veshur me një palë rroba banje ngjyrë nude, teksa shfaqet duke gatuar për të shoqin John Legend.

Ajo ka dokumentuar çdo pjesë të procseit, teksa tregon dhe fizikune saj. Më herët bashkëshorti i saj, 37-vjeçari John i ka bërë një dedikim të veçantë në Instagram të shoqëruar me një foto të modeles.

“Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime. Ti je e bukur, shkëlqyese, gazmore, pasionante dhe frymëzuese. Prania jote e bën jetën time dhe botën tonë shumë herë më të mirë. Të dua!”, shkruan Legend. Çifti ndodhet me pushime në Meksikë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel