Dyshohej për vrasjen e të shoqit, arrestohet për armë pa leje 61-vjeçarja

01/12/2016 00:00

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 61-vjeçare për armëmbajtje pa leje. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se Ahmedie Krashit i është gjetur në shtëpi një pushkë pa leje dhe 6 copë fishekë.

Sipas policisë Krashi ka qenë e dyshuar për vrasjen e bashkëshortit të saj, ngjarje për të cilën aktualisht ndodhet i arrestuar djali i saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 2013.

Top Channel