Krimi mjedisor, Koka: Ligji i paamenduar që prej 1995

01/12/2016 00:00

Vakumi ligjor në kodin penal për krimin mjedisor sjell vështirësi në punën e ISHMP, shprehet ministri i Mjedisit, Lefter Kokak, në takimin për amendimin e krimit mjedisor në kodin penal. Sipas ministrit, kapitulli 4 i kodit penal për krimet mjedisore është i paamenduar që prej vitit 1995.

“Në 20 vite të vrullshme nga dora e njeriut në dëm të natyrës e mjedisit. ISHMP ka ështirësi në punën e tij për shkak të vakumit ligjor në kodin penal. Çdo institucion ligjzbatues has vështirësi me kuadrin ligjor ende me boshlliqe”, tha Koka.

Ministri ka kritikuar krerët e bashkive, që sipas tij nuk janë angazhuar siç duhet për asetin e vyer ekonomik që kanë në pronësi pyjet. “Apel kryetarëve të bashkive të dalin përtej ambicies politike të një mandati, të kontribuojnë në menaxhimin e pyjeve në të mirë të qytetarëve që i kanë votuar. Njehësimi me legjislacionin e BE është i thjeshtë, zbatimi dhe implementimi i tij has sot vështirësi në Shqipëri”, tha Koka.

Kreu i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borschadt tha se 2017 duhet të jetë viti i veprimit për aplikimin e amendimeve të krimeve mjedisore.

Top Channel