Fier, sekuestrohen 64 kg kanabis

01/12/2016 08:20

Policia e Fierit ka sekuestruar 64 kg kanabis sativa dhe ka shpallur në kërkim një 24-vjeçar me banim në Maqedoni.

Nga dyshimet se në mjetin tip Volksëagen, me targa SK 0605 AL kishte lëndë narkotike, shërbimet e policisë u vunë menjëherë në ndjekje.

Gjatë ndjekjes, drejtuesi i mjetit ka goditur mjetin tek trafikndarsja në rrethrrotullimin e Kolonjës dhe është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin.

Në mjetin e braktisur u gjetën dhe sekuestruan 64 kg kanabis.

Top Channel