Kupa e Mbretit, të rinjtë nderojnë trajnerin Zidane

30/11/2016 00:00

Fitorja 7-1 në ndeshjen e parë, i dha mundësinë trajnerit të Realit, Zinedine Zidane, që të bënte rotacion në ndeshjen kthyese ndaj Leonesas e vlefshme për Kupën e Mbretit.

Përpara “Klasikes” ndaj Barcelonës, trajneri francez la pushim disa nga lojtarët kryesorë, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon, duke i dhënë mundësi të rinjve të shkëlqejnë. Këta të fundit nuk e zhgënjejnë dhe fitojnë 6-1 në “Santiago Bernabeu”.

Vetëm 23 sekonda i mjaftuan sulmuesit domenikian Mariano Diaz që të shënonte golin e parë, dhe me të shpejtin për Realin në Kupë. Deri në fund realizoi edhe dy të tjerë për të bërë paraqitjen më të mirë me madrilenët.

Edhe Martin Odegaard luajti 90 minutat e plota të para me fanellën e Realit, ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes debutoi edhe Tejero.

Si rrallëherë, James Rodriguez dhe Isco startuan që të dy titullarë, por ishin të tjerë që tërhoqën vëmendjen. Enzo Zidane, djali më i madh i Zidane, debutoi në pjesën e dytë dhe me gjuajtjen e parë shënoi gol.

Në ndeshjet e tjera, Sevilla fitoi 1-5 në transfertën ndaj Formenteras, ndërsa nuk zhgënjeu edhe Villareal që fitoi0-3 ndaj Toledos.

Top Channel