Manaj rikthehet në Kupë, eliminohet Pescara

30/11/2016 00:00

Duket se kanë marrë fund polemikat mes trajnerit Massimo Oddo dhe sulmuesit shqiptar Rey Manaj. I pari aktivizoi këtë të dytin në sfidën e Kupës së Italisë që Pescara e humbi 3-0 në transfertë ndaj Atalantës.

Manaj, Memushaj dhe Maloku ishin në stol, por sulmuesi lushnjar u ftua të futej në lojë që në minutën e 24 pas dëmtimit të Mitritas. Edhe pse u përpoq të ndihmonte skuadrën duke shënuar, Manaj nuk ia doli.

Në pjesën e dytë, Oddo aktivizoi edhe Ledian Memushajn në përpjekje për t’i dhënë drejtim tjetër ndeshjes, por pa sukses. Pescara eliminohet nga Atalanta.

Në ndeshjen tjetër, Spezia befasoi të gjithë kur eliminoi Palermon vendase. 120 minuta lojë në fushë përfunduan pa gola, ndërsa nga pika e bardhë më të saktë u treguan miqtë që siguruan edhe kualifikimin në fazën tjetër.

Top Channel