Mariah Carey e tepron sërish me Photoshop

30/11/2016 00:00

Javën e kaluar ajo u bë qendra e komenteve negative në rrjetet sociale pasi postoi një fotografi ku dukej qartë se ishte përdorur Photoshop.

Por ditën e hënë, Mariah Carey është akuzuar sërish për përdorimin e këtij programi, në një fotografi të postuar ku shihet veshur me kostum plazhi. Barku i 46-vjeçares duket tepër i sheshtë ndërsa këmbët e saj shumë të holla.

“Nëse vendos të përdorësh Photoshop në fotot e tua, të paktën përpiqu ta bësh siç duhet”, shkruan një komentues, ndërsa një tjetër e quajti atë manekin.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel