Flamurtari trondit Teutën, Vllaznia “ia fik dritat” Korabit

30/11/2016 00:00

Teuta pëson disfatën e radhës, kësaj here përballë një kundërshtari direkt në luftën për mbijetesë. Flamurtari fiton 2-1 në Durrës duke i bërë një surprizë të hidhur ish-trajnerit Gugash Magani.

Në “Niko Dovana”, pjesa e parë ishte e barabartë, por diferencën e bëri goli i Andi Ribajt gjashtë minuta para pushimit. Pavarësisht këtsaj “Djemtë e Detit” nuk e përballuan dot presionin dhe në pjesën e dytë u dorëzuan përballë golit të Galiçit dhe një autogolit pak minuta nga fundi i ndeshjes.

Vllaznia ka marrë një fitore bindëse me rezultatin 3-0 ndaj Korabit. Sfida u zhbllokua falë një dalje të gabuar të Vujadinovic që i dha mundësinë Shtubinës të shënonte i qetë për 1-0.

“Black out” në minutën e 54 kur dritat e stadiumit “Loro Boriçi” u fikën, por pas më shumë se 5 minutave gjithçka iu rikthye normalitetit.

Në të 75-n doli në skenë Bardulla që nuk fali me një goditje të saktë, ndërsa Tafili shënoi për 3-0 dhe të vulosur fitoren e dytë radhazi për shkodranët që kanë arsye për të efstuar.

Zona e lartë e klasifikimit është më afër për shkodranët që ngjiten në kuotën e 18 pikëve dhe i largohen me një diferencë të ndjeshme zonës së ftohtë.

Top Channel