Kryetari i Preshevës: Unioni shqiptar, për t’u shërbyer qytetarëve

30/11/2016 00:00

Shqipërim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, shpreh besimin se krijimi i Unionit të Komunave Shqiptare është në interes të qytetarëve në formën e një bashkëpunimi urban dhe jo nacionalist, sikurse pretendohet nga Beogradi.

“Nga ana jonë, aktivitetet tona tregojnë tendencën se ne kemi një vetëbesim të qytetarëve që jetojnë në Republikën e Serbisë dhe mundohemi t’i avancojmë kërkesat e qytetarëve të komunës sonë, që është me shumicë shqiptare. Dhe këtu nuk ka nevojë për hamendësi”, ka deklaruar Arifi.

Serbia dhe Shqipëria kanë rënë dakord që shqiptarët të bëjnë binjakëzime në mënyrë që të ndihmohen ekonomikisht. Por, në Serbi nuk duket e lehtë kur përmenden takimet ndërshqiptare, të cilat pavarësisht mesazhit të tyre quhen “provokim”.

Një ditë më parë, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç e cilësoi krijimin e Unionit si një “përrallë fëmijësh”, por paralajmëroi edhe mundësinë e rrezikut nacionalist.

Top Channel