Flamurtari fiton në Durrës, Vllaznia mposht Korabin

30/11/2016 00:00

Teuta pësoi disfatën e radhës, kësaj here përballë një kundërshtari direkt në luftën për mbijetesë.

Flamurtari fitoi 2-1 në Durrës duke i bërë një surprizë të hidhur ish-trajnerit Gugash Magani.

Në “Niko Dovana”, pjesa e parë ishte e barabartë, por diferencën e bëri goli i Andi Ribajt gjashtë minuta para pushimit. Pavarësisht kësaj “Djemtë e Detit” nuk e përballuan dot presionin dhe në pjesën e dytë u dorëzuan përballë golit të Galiçit dhe një autogolit pak minuta nga fundi i ndeshjes.

Vllaznia  ka marrë një fitore bindëse me rezultatin 3-0 ndaj Korabit. Me këtë fitore shkodranët qëndrojnë të qetë në mesin e klasifikimit.

Top Channel