Basha: Qeveria po varfëron të varfërit

30/11/2016 00:00

Kryetari i PD, Basha ka përsëritur akuzat se qeveria i ka lënë në harresë qytetarët, duke i marrë frymën sipas tij edhe shtresës më të ulët.

Për këtë, Basha ka treguar shembullin e një banori të Gjirokastrës, të cilin e ka takuar gjatë vizitave të tij në jug të vendit.

“Miço Jemini, 71 vjeç, jeton i vetëm në lagjen Zinxhira të Gjirokastrës. Jeton me të ardhurat që i çojnë të afërmit nga Greqia. Ka qenë edhe vetë 1 vit në Greqi. Në mungesë, OSHEE i preu energjinë dhe i mori sahatin. Ka dy vjet që endet zyrave të kompanisë, por ata nuk ja rilidhin energjinë. Nuk ka mundësi të përballojë çmimin e druve të ngrohjes që është rritur disa herë. Miço tani jeton në errësirë dhe në mes të të ftohtit”, ka shkruar Basha në profilin e tij në Facebook.

Top Channel