Prapaskenat e “parajsës”

30/11/2016 00:00

Engjëjt e Victoria’s Secret janë duke u përgatitur për paradën e madhe të modës në Parisit mbrëmjen e sotme, ku 52 modele do të sfilojnë në pasarelë.

Ndër supermodelet që do të marrin pjesë janë: Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Lily Aldridge, Jasmine Tookes, Gigi Hadid, Sara Sampaio, Kendall Jenner, Bella Hadid, Alanna Arrington, Luma Grothe dhe Camille Row. Gjithashtu Parisi do të dëshmojë edhe kthimin e supermodeleve që mungonin prej vitesh Karlie Kloss dhe Liu Wen.

Por në prag të spektaklit të madh të modës, duket se edhe puna është e madhe për përgatitjen e super modeleve.

Daily Mail ka publikuar foto nga përgatitjet, ku engjëjt si zakonisht janë të mrekullueshme edhe në prapaskenë teksa përgatiten.

FOTO GALERI
1/38

Top Channel