Ja pse nuk duhet të ndalosh makinën në trafik

30/11/2016 00:00

Trafiku në Nju Jork është shumë i rënduar zakonisht, kështu që ata që ndalojnë në mes të rrugës për të bërë foto me makinën e tyre nuk ndihmojnë në lehtësimin e tij.

Gjithashtu, njerëzit në Nju Jork nuk janë aq të urtë sa për të qëndruar pa bërë zë kur dikush i ka zënë rrugën.

Kjo është arsyeja pse shakaja e “youtuber”-it Coby Persin pati pasoja për të. Ai ndaloi në mes të rrugës dhe vendosi që të bënte foto me makinën e tij luksoze BMW i8.

Një nga ata që kishin ngecur pas Cobyt, vendosi që të dilte nga makina e tij, të merrte një shkop bejsbolli në bagazh dhe të godiste me të xhamin e makinës luksoze.

Reagimet e ndjekësve të tij në mediat sociale ishin të gjitha në favor të burrit me shkop bejsbolli. “Po bëje foto në mes të trafikut? E ke merituar!”

Top Channel